A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Trimërie

Baladë Për Indrit Carën

(Heroin kavajas qe dha jeten ne malet e Pashtrikut per lirine e Kosoves)

USHTAR INDRITI

Ne Pashtrik shqiponja ndalet
Heshtin fushat,renkojne malet
Heshti qyqja mbi nje gure
Vajtoi toka per nje burre.

E la Londren dhe shtriu flatrat
Me vrull lirie i nxehu gjakrat
Lamtumire i tha europes
Per ti dhene liri Kosoves.

Se i’a kishte borxhe atdheut
Amanetin e Skenderbeut
Biri Kavajes,ushtar Indriti
Jehoi pushka,si top kerciti.

Plumboi kobshem ne vesh t’Serbise
U drodh toka prej trimerise
Ne pllake te mermerit germat ndriti
Keshtjelle lirie,hero Indriti.

U hap lajmi,gjemoi europen
Amanet u la Kosoven
Se ish burre dhe doli ne balle
Edhe vdekur ishte i gjalle.

Indrit Cara mbylli syte
U be me vdekjen vet i dyte
Mes heronjve ngrihet madheshtore
Ne bronx I derdhur,nje permendore

O Indrit,o fat I hidhet
Per ty dora kurre s'do me dridhet
Lapsi im anembane kesaj bote
Do pushoje te pushka jote!

(Poezi e shkruar para shumë vitesh)

- poem written by Albi Lushi


Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019