A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Dy Buzë

Dy buzë që më ndjellin
Si anije tërbuar
Në lumenj që rrjedhin
Afsh I pashuar.

Dy buzë që më përpijnë
Në thellësi oqeanesh
Fryhen,çahen,mërdhijnë
Si tërbim tiranësh.

Dy buzë që më thërrasin
Nën emrin dashuri
Lehtë e butë perflasin
Dy buzë për poezi.

(Shkëputur nga vëllimi poetik GJYSMA IME NGELI PENG)

- poem written by Albi Lushi


Choose star rating

Rating:  3.4 / Votes cast:  5





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019