Vjen Një Kohë
Dhe vjen një kohë ashtu papritur
Që shterojnë pyetjet,meken përgjigjet
Lë ca gjurmë udhëve duke ikur
Udhë që s'flasin tek mbyllin shtigjet.
Dhe vjen kjo kohë e pa hiç pendesë
Mbyll një cikël e hap një tjetër
Kohë e turbullt,e mjerë,pa shpresë
Që fsheh mistere në një sënduk të vjetër.
Ah,vjen kjo kohë dhe i hapim krahët
Këmbët hapin disa të tjerë
Dhe gjyshi moçëm mbi bastunin mbahet
T'ja falë të nipit ende pa lerë.
Albi Lushi. 14 Qershor 2016
- Poezi nga Albi Lushi
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Albi Lushi
Komente 0