A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Mos Më Kërko

Mos më kërko e dashur që të lashë e braktisa
Dhe ika prej teje pa nam e pa nishan
Kujtimet dhe puthjet në harresë i grisa
Siç gris fletë të bardha kur të shkruaj s'ma mban

Mos më kërko e dashur sa herë që prishet moti
Kur burbullojnë rrufetë e përplasen në xham
Të rrija pranë teje kurrë s'kam qenë i zoti
I zoti s'kam qenë as të të kisha pranë.

Mos më kërko e dashur sa herë të kap mërzia
Kur lotët mbi libër ke derdhur plot trishtim
Unë në jetë gjysmake kam lënë punët e mia
Gjysëm lashë dhe ndjenjat në rrugën e pakthim.

Mos më gjyko e dashur që kokën pas s'e ktheva
Kur qaje e përmalleshe heshtur e nën zë
Ah,më fal e dashur ndjenjat ti gënjeva
Siç gënjej vetveten kur them s'të dua më.

- poem written by Albi Lushi


Choose star rating

Rating:  4.7 / Votes cast:  6





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019