>
LETERSISHQIP

Puthe Një Grua

Puthe një grua, puthe fort
Aq sa buzët ti plasin e frymë të mos marri
Shtrëngoje pas vetes si më i madhi short
Ti zgurdullojnë sytë dhe jeta ti ndali
Ah,puthe atë grua,puthe fort!

Puthe një grua në buzët e mishtë
Siç shtrydh dy dredhëza plot lëng e aromë
Të struket në ty si një kotele e brishtë
Kafshoje lehtë në lëkurën e njomë
Ah,puthe atë grua në buzët e mishtë.
Dhe ajo kurrë s'do të ikë...