>
LETERSISHQIP

Meditim Dimri

Më largohen ditët si pata të egra
Unë më kot orvatem që ti kap
Si në kuti shahu më ndjek mbretëresha
Dhe një ushtar i lodhur vjen e më ze "mat".

Në jetë s'di nga të vjen,as kujt ti ruhesh s'di
Dhe patat fluturojnë me ditët që humbin
Kundër më vunë botën kur më bënë NJERI
Unë fitova veten dhe i lashë t'më mundin.

Beteja me veten është lufta më e rëndë
Kur dezerton ndërgjegjen edhe larg zhdukesh
Hapat e dhimbjes i mas me pëllëmbë
E në "Vrimën e Shenjtë" të ze malli të futesh.

Kështu e ka kjo botë,batica e zbatica
Diku vjen një dallgë, diku ikën deti
Dridhem bashkë me penën kur na tkurr ngrica
Ndaj dhe poezia si patë e shkundur mbeti.