Gjera Të Lumtura

Rrëmoj në kujtimet e mia me pluhur e ndryshk
Të gjej ato pak gjëra që më bënë të lumtur
M'u shfaq ajo vajzë,e shpirti m'u vyshk
Diku nëpër qoshe,e humbur e përhumbur.

Ndaj qesha siç qeshja atëherë me të
Dhe padashje më shkau një pikëz loti
Mendova,por mendja sikur foli me zë
Të isha i lumtur si dikur,qëmoti!

- poezi nga Albi Lushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1