A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Të Lindur Negër

Ti kishe lindur për të më bërë të lumtur
E bashkë të plakemi si perëndimi i diellit
Për dreq u zhduke pa shenjë,e humbur
Për dreq u zhduka pa gjurmë rreth qiellit.

S'di pse koha na dënoi kaq egër
Ndoshta duhet të lindnim ca më vonë
Larg,diku mes kombit negër
Në djall të shkonte lëkura jonë.

Atje të flisnim një gjuhë tjetër
Të fshihnim shpirtrat me gjeth' të fikut
Me sëpatë të prisnim një dru të vjetër
E për jastëk t'ja vinim mikut.

Të shtrinte kockat i gjori negër
Në gjumë mes ëndrrash i përhumbur
"Të ikim e dashur nga kjo botë e egër
Të zinj,të plakur dhe të lumtur"

- poem written by Albi Lushi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019