>
LETERSISHQIP

Thuam Emrin Poezi

Thuama emrin që ti thirresh
Si krahasim,si metaforë
Buron nga shpirti,harbuar hiresh
Me vargun nudo ndjell dashnorë.

Thuama emrin që zgjon poetë
Flirtoni kobshëm në netët pis
Çalltis në aortë një varg shigjetë
Shkallmon mes poresh e turpin gris.

Pa thuama emrin e pagëzimit
Ti që qan,që qesh,që vret
Ti mëkatare,peng i pendimit
Mallkimi yt m'bëri poet!