Albi Lushi Poezi
Albi Lushi

Shpesh Na Ndodh

Me ty mërzitem tepër dhe veten e mundoj
Dhe ngjarjet përsëriten tani dhe më shpesh
Unë si kalë i tërbuar që me patkonj turfulloj
Ti si kotele var turinjtë mbi tasin me përshesh.

Pastaj pajtohemi si kurrë të mos jemi grindur
Dhe puthje dërgojmë në buzë e në qafë
Ti si një kotele dhe unë maçok i bindur
Farën e jetës përhapim mbi çarçafë...

- Poezi nga Albi Lushi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0