Helm Mendimesh

Ca ëndrra të zeza pikonin prej natës
Ulërima shtrigane jehuar ndër breza
Prej helmit nga sytë e vrerur të plakës
Helmonin ca ëndrra të zeza.

Më helmoi kjo natë dhe ditën që erdhi
Helmuar m'u prishën mendimet
Mendimet katran që koha i zverdhi
Në hambarin ku prehen dorëshkrimet!

- poezi nga Albi Lushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2