Ne Dasmen E Te Perndriturve

Padashur u futa ne vallen e "vallemedhenjve"
valvisja shamine mes dritave dhe ritmit,
pashe valle arabe ne kembe te hebrenjve,
aksione dhe bursa qe hipnin dhe zbritnin.

Kinezet kercyen "Kalinken" dhe ruset perqeshen
amerikanet shijonin nje kenge me lahute
kur "dhendri" me "nusen" unazat i zhveshen,
Papa betohej lart mbi "Kushtetute".

Dhe bekoi nje dasem qe ishte pa dasmore,
vec krushq te lodhur nga kenget e vallet,
"Ndaj ikni te gjithe,te kapur perdore"
Shpetojeni boten nga hallet!

- poezi nga Albi Lushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1