>
LETERSISHQIP

Dhimbje Në Kohët E Foljeve

Dhimbja e dashurisë në kohën e shkuar
Hap plagët e largëta mbetur në harresë
I lutem ikonave në të kryerën e tejshkuar
Dhe mallin përhumb në të kryerën e thjeshtë.

Nuk di se përse dhimbja m'i turbullon kohët
E tashmja dhe e ardhmja si një pasqyrë e thyer
Foljet më ndërlidhen me dashurinë që s'njohët
Ndaj vuaj në çdo kohë, kryer e pakryer!