Albi Lushi Poezi
Albi Lushi

Diare E Kohës

Njerëz ushtarë pa uniformë e grada
Me kambalet e sahanlëpirjes veshur
U mllaçisin eprorëve gay-parada
Paradat e turpit,aspak për të qeshur.

Ushtarë "besnikë" të ideve mediokër
Dynden si hiena,zhvasin edhe hanë
Prej qepës së prishur gëlltisin një kokërr
Një kokërr që qelb dhe helmon dynjanë.

I mjeri njeri ndër udhëkryqe e trotuarë
Zhvesh farat si petkat e gruas në mbrëmje
Përcillet pa shije prej krrundeve ushtarë
Dhe gishtat kërcet plot me duf e dhembje.

Një komb gjeneral me batalione të stisur
Kapterrë me çizme,snobë e pa fre'
Ushqejmë të ardhmen nga çorba e prishur
Jashtëqitje moderne,e kohës diare.

- Poezi nga Albi Lushi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0