>
LETERSISHQIP

E Dashur Vjeshtë

E dashur Vjeshtë e frymëzimit tim
Me shiun si puthje në buzët e tokës
Të florinjtat gjethe lëshon në përqafim
Dhe retë si avionë, përndjekin botën.

Dita i qesh mëngjesit me diellin e pafjalë
Mbrëmja nxin e qan si foshnje me dënesë
Deti i shastisur ngreh gjigandet valë
Portat ndalin muzën që s'ka durim të presë.