Më të shenjtë se toka s'ka patur mbi tokë
Hamë cka na jep,dhe drutë që të ngrohemi
Tërheq me vrull shiun që na bie në kokë,
Kur lagemi prej tij fillojme e ankohemi.
Ankohemi prej tokës kur bëhemi me baltë,
Ose ujë nga pusi kur përton të japë.
Mallkojmë edhe bletën kur s'na ngop me mjaltë
Dhe thumbit I falemi,mos na ngulet prapë.
Drejtimi mes ferrit nuk ka tjetër rrugë
Të mirat për tokën maten me pëllëmbë.
Mosmirënjohëse ndaj saj që na mban me bukë
Dhe ne mëkatarët e shkelim me këmbë.