>
LETERSISHQIP

Heronj Të Heshtur

Ne asnjëherë s'e dimë kur vdesim
Dhe as kur s'jemi s'e kuptojmë,
Plakjen ndër kujtime tresim,
Dhe ca udhë që s'përfundojnë...

Ndoshta lemë prej baltës gjurmë,
Ndoshta gurë a monument,
Dhe na shkrijnë në bronz të murrmë,
Fjalë bojisur me argjend.

Ne asnjëherë s'e dimë sa rrojmë,
Se kuptojmë kur kemi vdekur,
Veç e dimë që udhëtojmë...
Drejt varrit si heronj të heshtur.