Albi Lushi Poezi
Albi Lushi

Vendos Te Iki

Udhëkryqet e jetës tej ritmin e mbyllin
Ndizen semaforët,zhurmat dhe boritë
S'lejova që fjalën dhe shpirtin t'ma ndrydhin
S'lejova t'më shtypin e shtrydhin liritë!

Vendosa që trupin ta përhumb mes dherave
Krimbat,milingonat të kenë një vakt të mirë
Të shkundem e të thahem mes vapës e erave
Në poldronin ku vdekja më bën sërish të lirë.

- Poezi nga Albi Lushi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0