A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ish Ateiste

Më the që poezinë kurrë s'e kishe dashur
dhe gjer në fund asnjë nuk kishe çuar,
Një çast u ndjeva i mjerë i pasur,
më pas një kont i varfëruar.

Nën dhëmbë buzëqesha, si dielli mbi ré,
të pathënat fjalë nuk i fola dot,
Ajo më lexonte në çdo varg me nge,
Si ish ateiste që po besonte Zot!

- poem written by Albi Lushi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  3





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019