Syve Rretheqark

Sytë rretheqark u mbushën nga lotët,
Syve rretheqark!

Në gotën që zbrazej hingëllinin motet,
Në gotën si çark!

Kështjellë e ligësisë ish ngritur mbi zemrat,
Mbi zemrat!Sa keq!

Ylli i shpresës ish shuar në ëndrrat,
Në ëndrrat për dreq!

Kur natën braktisa,të ikja më larg,
Dhe dita m'u nxi!

Vajtova poetët që vdisnin mbi varg,
Një varg-Perëndi!

Kur pashë si në ethe fërgollonin dijet,
Dhe shpirti m'u drodh!

Trupat e tromaksur trembeshin nga hijet,
Ah, jeta m'u lodh!

Shigjetat e fjalës mu shkulën nga harqet,
Nga i shenjti hark!

Tok me penën time po dënesnin vargjet,
Syve rretheqark!

- poezi nga Albi Lushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.5 / Votuan:  2