>
LETERSISHQIP

Në Vargjet Që Shkrova

Nëse unë do të botoj një libër me vjersha
Ju të dashurat e mia mi lexoni,
Unë për ju jam shkrirë në mijra rrjeshta,
E mes mijra ndjenjash qani e këndoni.

Prandaj, sa herë që librat e mi të keni në duar,
Fshini pluhurin me mëngët e trasha të xhaketës
Dhe thoni:"Për ne shkroi sa rrojë ky i uruar"
E vargjet skaliti në shkëmbijtë e gurta të jetës.