>
LETERSISHQIP

Unë Jam Libër

I falem vargut dhe shkronjës tënde,
si mëkatarët në tempullin e shenjtë,
Gërvisht trurin dhe sjell në mendje,
të jem I madh ndër të mëdhenjtë.

Shëtis mbi gërma çdo skaj të botës,
Si me magji më kthen sërish,
Lundroj mbi dete,i falem tokës
e lodhje trupi të mos kish.

Po,unë jam libër i dashur mik,
Ma ngjeth trupin e ëmbla penë
Dua të ndris, të qaj,të ik',
mes engjëjsh që në rafte flenë.

DËRGOI: