>
LETERSISHQIP

Skaj

Ne ishim skaj të njëri-tjetrit,
Si dy vija paralele dhe të gjatë
Në merimanga planetare e meridianë,
Sa fund pafund kjo udhë e ngratë!

Ti ishe skaj i skajit tim,
Ishim dy botë nga skaji në skaj,
Ti ishe hije dhe unë harrim,
Ishim fajtorë të të njëjtit faj!

Për dreq kaq larg dhe kuturu,
Unë Tropikal ti Antarktidë.
Mbase e shkruar ishte kështu!
Ti atje e unë këtu...
Na zgjodhi fati vend të gabuar.

DËRGOI: