>
LETERSISHQIP

Dyjezim

Se deshën sa ishte i gjallë
Me nderime pas vdekjes e shanë.
Triumfit u gëzohen mbi kalë,
Pastaj dhe kalin e hanë.

Merita për forcë i dhanë hekurit,
Pastaj në ujë e kalbën.
Medaljen në shpejtësi i dhanë lepurit
Dhe për arratisje e varën.

DËRGOI: