>
LETERSISHQIP

Kovaçët

Çak - çak çakërrijnë në lagjen time kovaçët
Fishkëllejnë jehonat e zërave të gjallë
Thërrasin çak - çakët në oborret dhe pragjet
Përgjigjen tepsitë dhe kazanët e rrallë.

Pastaj i lëmojnë me ca pëshpëritje
Si në kor këndojnë gjer natën kur flejnë
Godasin, goditen me të ëmblat goditje
Dhe gjuhën e përbashkët e gjejnë.

Çak - çak llamarinat dhe bakri kallaisur
Në hamoni tingujsh harejnë çak - çakët
Rinohet mes shokësh një hekur i ndryshkur,
Dhe plaken çdo ditë mes hekurash kovaçët.

Kështu në shekuj rrihen daltat dhe çekanët,
Ulërasin teneqetë, kusitë dhe govatat
Që prej Egjiptit të largët kur i nisën karvanët
U këndojnë malluar heshtat edhe shpatat.

DËRGOI: