>
LETERSISHQIP

Unë, Ti Dhe Dashuria

Eja të gjejmë një shtëpi të braktisur,
Dashuria, ti dhe unë
Të lagemi nga shiu në qelqet e krisur
Dhe zërat e ligë të godasin me zhurmë.

Ti rrije krenare mes saj edhe meje
Unë,dashuria dhe ti
Të tretesh mes trupave e të kulloje në deje...
Dhe ftohtë s'do kishim, kurrësesi.

Kjo shtëpi e vjetër sa mirë që u gjend
Paçka se kish ' veç muret dhe xhamat
E mbushëm me zjarrin e syve plot shend,
Mobilje na u bënë "oh"-et dhe ofshamat.

DËRGOI: