>
LETERSISHQIP

Dimri Dhe Poezia

Në kapakët e fundit hodha ca vargje,
Në kapakët e bardhë.
Kur era me vrull trokiste në pragje
Dhe dimri sa pat' ardhë.

Pastaj tok me dimrin i mbushëm çdo fletë
Me mendjen, talentin dhe fantazinë.
Dhe pikat e shiut që zbrisnin nga retë,
Dukeshin si germa për poezinë.

Dhe unë i mblodha ashtu në rrëmujë
Pranë vatrës ku gëlonin oxhakët!
Në fjalë e në strofa i vendosa pa bujë
E me to i zhgarravita kapakët.

Ah, këto zhgarravina! Lere se ç 'qenë
Si copëza hyjnore të sjella nga larg.
Përcollëm çdo dimër dhe ngritëm folenë
Me diellin që shndrinte çdo varg.

DËRGOI: