A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Dyfish

S’ka gjë se ti nuk do më duash
Përsosje s’ka në dashuri
Me ndjenjën do fillosh të luash,
dhe prapë do humbësh,gjithësesi!

Ndodh në jetë dritë e mënxyrë,
Me fatin të bësh kompromis.
Të shaj çdo natë k’të botë të ndyrë
Dhe në mëngjes ta puth sërish!

Por kur mendoj se s’do më duash
Se di ç’më therë,se di ç’më vret
Do vuaj unë,dhe ti do vuash,
Dhimbja dhimbjes nuk i ngjet!

S’ka gjë se s’do më duash ti
Do pres një jetë tek unë të vish
Do të dua sa për dy,
Dhe do të dashuroj dyfish!

- poem written by Albi Lushi


- Submitted by Albi Lushi -

Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019