Dorëzim Pa Kushte
Kot luftova që ta doja,
atë atje që mbaj këtu.
Nisa kot zjarrin ta zgjoja,
kot dhe ndjenjat,kuturru.
Me të çdo betejë e humba,
humba luftën gjithashtu.
Në skuta epshi shpesh u munda
dhe armët hodha,atje diku.
Unë,dështak prej marrëzisë!
Unë që mbolla flakë nën prush!
Përballë xhelatit të dashurisë,
u dorëzova pa asnjë kusht!
- poezi nga Albi Lushi
- U dërgua nga Albi Lushi -
Komente mbi këtë krijim
{{uname}}