Ti Nuk Ishe Më Aty

Ti nuk ishe më aty,
në kafenenë përbri rrugës sime
Afshi na mbinte në sy
Kur si hajdutë vidhnim vështrime.

Ti më aty nuk ishe
Kur dielli priste të zgjoheshe ti!
Mëkatet ngujova në shishe...
Në Shishen - Perëndi!

Prej kurmit tënd kish’ mbetur hija
Dhe buzëqeshja pa ditur pse
Me ty në ëndërr e lumtur flija
Se ti do ishe diku atje.

Atje në cep të kafenesë
Ku ti më haje me sy
Tani lash mallin të presë
Se mbase do vije aty!

- poezi nga Albi Lushi


- Poezia u dërgua nga Albi Lushi -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4 / Votuan:  1