>
LETERSISHQIP

Kurbani Dhe Derri

Më dha ime gjyshe mishin e bekuar të kurbanit
E mora nga trupi i patëmeta të gjedhit
E vendosa në ngrirje aty përbri haramit
Komshi me mishin plot hormone të derrit.

U grindën me njëri-tjetrin si macja me miun
"Unë jam i miri, ndërsa ti i keqi"
Të dy u flijuan ushqim për njeriun
Njëri ishte shenjti e tjetri ishte dreqi.

Një ditë u mërzita prej grindjes që s'pushonte
Dhe të dy i poqa në furrën e vjetër
Pashë që dhe në bark debati përvëlonte
Gjersa i pajtova në një qenie tjetër.

DËRGOI: