Pijanecja Ime
Ti më erdhe pa trokitur.
Në shtegun që s’e dinte njeri
Në poltronen me mua ngjitur
E përballë meje vetëm ti.
Ta mbusha gotën,ma mbushe shpirtin
Unë hidhja verë,ti derdhje afsh
Ti kapje flokët,unë prekja gjirin
Mbi cipë të trupit si mëndafsh.
“Kullo mbi mua,- na hidh të pijmë”
Trazirë e shpirtit nuk njeh qetësi
Ta zbardhim natën dhe ta gdhijmë
Me epsh,verë dhe dashuri.
Kjo vera-shpirt na pi të dyve...
Na merr na çon në përjetësi
Ne u puthëm përmes syve
Ti verën dehe? Apo vera ty?!
- Poezi nga Albi Lushi
- U dërgua nga Albi Lushi -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Albi Lushi
Komente 0