>
LETERSISHQIP

Dashuritë

Ti nuk je tek ti sa unë
As unë s’jam tek unë sa ti
Dashuritë nuk bëjnë zhurmë
Se s’do quhej dashuri.

Dashuri si të çuditshme
As s’ka pas as s’do të ketë
Dashuritë janë dashuri
Si rrufe që shpojnë retë.

Dashuritë janë dhe mizore
Vrasin dhe në fund vetëvriten.
Dashuritë janë lulebore
Hidhi ujë dhe vetëm rriten.

Dashuritë janë copa malli
Që i merr i mban në xhep
Dhe kur shpirtin e zë halli
Zemra një nga një i’a jep.

Dashuritë janë plagë lufte
Vetëm koha i shëron
Dashuritë janë këmbë mushke
Kur nuk do, nuk ke ç’i bën.

Dashuritë janë iskra zjarri
Djegin, digjen edhe vetë
Dashuri që bekon djalli...
S’di në ka, por s’mund të ketë.

Unë nuk jam tek unë sa ti,
As ti s’je te ti sa unë
Ja, kjo quhet DASHURI
Se dashuritë nuk bëjnë zhurmë.

DËRGOI: