>
LETERSISHQIP

Përtej Karpateve

Mbrapshtë ndërrohen vitet
Shekujt prapa me kthejnë
Për një pa drejtësi historike
Me dhembje më rrëfejnë

Në tokën ilire
Që fillimin këtu njeh
Tash ka mbetur e ndarë
Dritë të diellit nuk sheh.

Re të errëta e pa nderë
Prej Karpateve të larta
Në Ballkanin e ngrohtë sollën
Vuajtje e shtrëngata.

Ndau trungun e vjetër
E la të përgjysmuar
Në mes vendosi zjarrin
Kurrë për të mos u bashkuar.

Sekondat formonin minutat
Që shekujve u përngjanin
Ditët mbytnin në vetmi
Pjesët për bashkim, qanin.

Por ZOTI i Madhërishëm
Në tokë pa drejtësi nuk lejon
E zjarrin mes trungut
Me Fuqinë e Tij e ndalon.

Rrufetë që krijuan ndarje
Erdhi dita t'i dërgojmë përtej Karpateve
E të jetojë njëherë e mirë
Shqipja dy krenare në tokën e shqiptarëve.