>
BIOSHQIP
Biografia
Albin Nikprelaj është nga Tuzi i Malit të Zi. Ai ka kryer gjimnazin në Tiranë dhe nga viti 2022, nis studimet e larta në Prishtinë. Që në moshën 5 vjeçare është marrë me muzikë, duke u bërë pjesë e shumë festivaleve si: “Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë”- Shkodër; festivali “Dita jonë” – Maqedoni; “IFLC- International Festival of Language or Culture” – Rumani.

Më datë 19 Maj 2018, Nikolle Nikprelaj publikon videoklipin "Linda", në bashkëpunim me Albin Nikprelaj.

Në Shtator 2022, Albin merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Erdhi Koha".

Në Tetor 2023, Albin Nikprelaj merr pjesë në Festivali i Këngës Në RTK 2023 me këngën "Ajo".