>
LETERSISHQIP

Endrrat Jane Krahet E Shpreses

Çdo ditë fillo një jetë të re,
edhe kur ajo që ke ka ylberin
Çdo ditë kërko një aventurë te re,
edhe kur shpresa ska krahë
Çdo ditë dashuro njerëzit,
edhe kur ata urrejnë
Çdo ditë përshëndet qiellin,
edhe kur ai ka fshehur çdo gjë
Çdo ditë buzëqeshi jetës,
edhe kur ajo të ka ...kthyer... shpinën
Çdo ditë përqafo natyrën,
edhe kur ajo ka zbehur ngjyrat
Çdo ditë këndo melodinë e zemrës,
edhe kur atë se dëgjon dot
Çdo ditë vallëzo me ëngjëjt,
edhe kur ata lotojnë
Çdo ditë gëzohu me ditën,
edhe kur ajo është e trishtë
Çdo ditë jeto jetën,
sepse një ditë...nuk do të ketë më "çdo ditë"!

DËRGOI: