>
BIOSHQIP
Biografia
Qytetit të bukur të Prizrenit i shtohet edhe një emër i ri në skenën muzikore. Me një sërë projektesh mbi supe, Albulena është zotuar që me këngën të merret shumë seriozisht dhe shumë shpejt edhe me bashkëpunime. Origjinaliteti, zëri, sharmi skenik dhe sinqeriteti e bëjnë Albulenën të adhuruar dhe të vlerësuar. Ndonëse në fillimet e karrierës, këngëtarja e re nuk kursen gjithçka për të mësuar mbi përshtypjen e audiencës.

Më datë 15 Janar 2019, Albulena Berisha publikon videoklipin "Ki Me Pa". Edhe pse është projekti saj i parë, kënga arriti që të grumbullojë për më pak se 10 ditë rreth 20.000 klikime në YouTube. Kënga është realizuar nga Big Deal records, teksti Gent Fatali, ndërsa për vidoklipin është përkujdesur Valon Haziri. “Ki me pa” flet për një tradhti.

Më datë 8 Nëntor 2019, Albulena Berisha publikon videoklipin "Arsye". Muzika e këngës u punua nga Big Deal Records. Videoklipi u prodhua nga kompania Fullmoon Production.