>
BIOSHQIP

Albulena Ukaj, Këngëtarja Bullgare Huazon Këngën “Nuk Të Jap Afat”

24-05-2013
Superylli bullgar, bukuroshja e njohur si Teodora, duket se dëgjon shumë këngë shqipe dhe madje edhe inspirohet prej tyre në projektet e saj.
Telegrafi ka zbuluar se këngëtarja e njohur bullgare ka huazuar këngën e këngëtares nga Kosova, Albulena Ukaj.

Kënga në shqip “Nuk Të Jap Afat”, e cila është publikuar më 10 mars të vitit 2012, është e ngjashme me këngën “Mina Mi Chasat” të cilën Teodora e ka publikuar më 22 maj.

Sidoqoftë, në përshkrimin e këngës së Teodoras në YouTube shkruan se muzika dhe aranzhmani është bërë nga Ardian Kastrati, dhe teksti është shkruar nga Yordan Botev.

Nuk dihet nëse Ardian Kastrati është kompozitori i këngës së Albulenës, por si do që të jetë, këtu kemi të bëjmë me dy këngë që janë të ngjashme në pamje të parë, por që kanë tekste në gjuhë të ndryshme dhe zë të ndryshëm.
(Telegrafi)