>
BIOSHQIP

Albulena Ukaj: “Së Shpejti Me Një Baladë...”

25-01-2014
Albulena Ukaj, këngëtarja e cila para disa kohësh publikoi hitin e saj më të ri "Injorant" vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Albulena thotë se shumë shpejt është në pregaditje të disa projekteve muzikore, por projekti i rradhës mendohet të jetë një baladë.

TeksteShqip: Albulena, së fundmi për festat e fundviti lansuat në treg videoklipin tuaj më të ri "Injorant". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Albulena: Po, kënga "Injorant" është kënga ime më e re e cila u lansua së bashku me videoklip, klipi ështe be nga max production dhe eshte nje kenge qe eshte pelqyer mjaft shum nga pibliku



TeksteShqip: "Injorant" kujt i dedikohet? Kush është "Injroanti"?

Albulena: Kënga nuk është dedikim për askënd, është një këngë që më është propuzuar dhe thjeshtë më ka pëlqyer, kam besuar që do të kishte sukses.

TeksteShqip: Këndoni zakonisht këngë të zhanrit pop folk. Keni menduar të ndryshoni zhanër?

Albulena: Jo se kam menduar, sepse është një zhanër që më flen në shpirt dhe s'do të mendoja asnjëherë të bëja ndryshim.

TeksteShqip: Sa jeni e angazhuar në koncerte?

Albulena: Jam e angazhuar mjaft sa në Kosovë, aq edhe në Diasporë.

TeksteShqip: A jeni e kënaqur me suksesin tuaj deri tani?

Albulena: Jam e kënaqur por pretendoj edhe më tepër ti kushtohem muzikës dhe të jem edhe më e kënaqur se kaq, pse jo?



TeksteShqip: Cilat janë projektet e tua të ardhshme? Ke menduar të realizosh ndonjë këngë të re me klip?

Albulena: Patjetër që do të kem në mendje dhe plane të reja, kësaj here kam menduar të bëj ndonjë baladë, besoj që do të jetë e mirëpritur nga publiku.

TeksteShqip: Po nga jeta private ç'na thua? Vazhdon të jesh "single"?

Albulena: Po vazhdoj të jem single sepse muzika me të vërtetë do perkushtim por patjetër që kur ti vij koha do vihem edhe unë në kërkim të dashurisë.

TeksteShqip: Po pjesmarrjen në ndonjë ferstival muzikor e ka menduar Albulena?

Albulena: Ende nuk kam menduar sepse më shumë jam musafire në Diasporë dhe po të doja të merrja pjesë, gjithmonë ndodh që smundem.



TeksteShqip: Po album do të ketë?

Albulena: Album nuk kam menduar, por pse jo në të ardhmen besoj që do të kem.

TeksteShqip: Albulena, ne të falenderojmë që gjete kohë për këtë intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Ndopnjë porosi për fansat...

Albulena: Unë i falenderoi ata shumë, janë ata që më sollën deri këtu dhe ju premtoj që asnjëherë s'do ti zhgënjej më shumë respekt Albulena Ukaj.
(Teksteshqip.Com)

Albulena Ukaj: “Së Shpejti Me Një Baladë...”