TEKSTESHQIP

Aleks Micka
Shenjarraku Burre
Lyrics

Ai shenjarraku burrë
që s'ma bërri qejfin kurrë
ditë e nat' vdekur për gjumë
kush ma mbështeti kërcunë
Ai shënjëraku burrë
që s'ma bërri qejfin kurrë
ditë e nat' vdekur për gjumë
kush ma mbështeti kërcunë

Ah, moj plaka vilivuqe
jeta jote gjithë huqe
hardalisur e s'u zbute
tendosur si tel lahute
Ah, moj plaka vilivuqe
jeta jote gjithë huqe
hardalisur e s'u zbute
tendosur si tel lahute

Ai, ai shenjarraku burrë
Ai, ai shenjarraku burrë

A moj, a moj, si nuk tu mbyll goja kurrë
A moj, a moj, si nuk tu mbyll goja kurrë

Shyqyr unë, o shalabran
shokët u bënë me stan
tri cangadhe mezi mban
lopët shterpë e një hajvan
Shyqyr unë, o shalabran
shokët u bënë me stan
tri cangadhe mezi mban
lopët shterpë e një hajvan

Mos harro, moj zogëlarë
që azgjë s'më është tharë
jam ai që jesh më parë
më njeh gjithë një mëhallë
Mos harro, moj zogëlarë
që azgjë s'më është tharë
jam ai që jesh më parë
më njeh gjithë një mëhallë

Ai, ai shenjarraku burrë
Ai, ai shenjarraku burrë

A moj, a moj, si nuk tu mbyll goja kurrë
A moj, a moj, si nuk tu mbyll goja kurrë

Ai burri me lezete
bërë ta tundësh në djepe
mbeti me duar në xhepe
ç'i do dhe ato alete
Ai burri me lezete
bërë ta tundësh në djepe
mbeti me duar në xhepe
ç'i do dhe ato alete

Po rri urtë, moj gaxhgaune
kot i hyre kësaj pune
ai që në djep e tunde
edhe sot të heq për hunde
Po rri urtë, moj gaxhgaune
kot i hyre kësaj pune
ai që në djep e tunde
edhe sot të heq për hunde

Ai, ai shenjarraku burrë
Ai, ai shenjarraku burrë

A moj, a moj, si nuk tu mbyll goja kurrë
A moj, a moj, si nuk tu mbyll goja kurrë

DËRGOI: