>
LETERSISHQIP

Muzg

Heshti mendimet nje moment,
dhe degjo si zukasin bulkthat ne peme.
Degjo si kercasin gjethet e thara,
nen ritmin e goditjeve te hapave te tua.
Heshti hapat nje moment,
dhe shiko si gjithcka u zverdh.
Shiko si shuhet qielli i portokallte,
si zbresin hijet qe prej atje lart.
Hesht frymemarrjen nje moment,
dhe ndjeje si ndehet zymtesia ne qiell.
Ndjeje si bota ngrin per nje cast,
si pikturohet skena e endrrave te shkermoqura.
Tani..

Heshtjen lere te thyhet,
mendimet leri te marrin udhen.
Shpejto hapat, qielli po nxihet,
mushkerite leri te frymojne serish.
Lere muzgun te derdhet mbi gjethe,
por mos e ler te bjere mbi shpirt.