Më mbaj mend (për 1 muaj)

Alfred Capaliku
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

Alfred Capaliku është autor këngësh i njohur. Shkodra është qyteti i muzikës dhe i poezisë, po dhe i shtegtimit të njeriut herë nga njëra te tjetra ose te të dyja bashkë. Poetët e Shkodrës janë dhe zbuluesit e muzikës së brendshme që kumbon si shiu i saj me vezullime yllësish deri sa arrijmë te argjendimi prej ditë e te këmbanat e arta.
"Shkodra, dashnorja e shekujve" - psherëtin Migjeni, djaloshi bodlerian, kurse Fishta gjëmon si ortekë nëpër dimra. Mjeda gdhend mermerin e panteonit qiellor e Shiroka bën elipse cicërimash të dallandysheve. Shkodra e gëzimeve, e humorit të mençur, e rebelimeve qytetare, e pikturave, e operas së parë, e kardinalit, e mbretëreshës, e legjendës së qumështit të jetës, e kështjellës së përjetësisë.
Ndërsa poeti Frederik Reshpja sjell trishtim muzgjesh të praruar me hënë, nëse do të shfletojmë një nga librat e fundit të botuar në Shkodër, "Muzikë në lëvizje" e Alfred Çapalikut, do të gjejmë shqetësime të sotme, drithërimë ikjeje, ndarje, rritje, mall, përmbajtje dhe dëshirë.
Alfred Çapaliku ka një jetë të tërë që merret me poezi dhe jeta ka hyrë në poezinë e tij. Hallin e përditshëm, gëzimin, që ndoshta është i përditshëm, përsiatjen, që qoftë e përditshme, poeti i sublimon në emocionin që e mbart vetëm fjala poetike. Brenga e ikjes në një të panjohur, që edhe kur ka emra, prapë e panjohur mbetet, rritja e jetës dhe e bregës së saj Shkodra, shiu proverbial, drita e hënës mbi dallgët e Drinit (i Bardhë dhe i Zi si fati), rrugët dhe rrugicat, bota përtej, metropolet, etj. etj., janë materja që futen pa vështirësi edhe në një libër të hollë.
Alfred Çapaliku duket që e ndjek poezinë bashkëkohore të kolegëve të vet, por dhe atë të botës dhe shkruan si ata e si vetja, përvoja e të gjithëve bëhet dhe përvojë e jotja dhe përvoja jote bëhet e të gjithëve. Duke botuar relativisht pak, Alfred Çapaliku shpalos sqimën dhe adhurimin për poezinë si një lartësi eterne dhe beson se bukuria është dhe te e thjeshta, e madhërishmja është dhe e zakonshmja, poezia është dhe te jopoezia dhe jopoezinë ta bëjmë poezi duke e praruar me ditën e syve të poetëve dhe të lexuesve. Sepse, siç thotë një shkrimtar i shquar, nëse e perifrazojmë atë: "Jo të jetojmë për poezinë, por të jetojmë me poezinë".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet