>
LETERSISHQIP

Një Vështrim I Arratisur

Një vështrim i arratisur
Nga qepallët e qëndisur,
Ku ësht' shpirti im skalisur,
Nga dy syt' e zes të tu
Vjen më thot ashtu kështu!

Më thot' jo dhe më ndes!
Më thot' po dhe më vdes!
Nata zgjatet edhe zgjatet...
Ah, kjo nat' me or' nuk matet!

E un' mbetem duke lutur,
Lutem yjve të këputur,

Dhe un' lus e kërkoj ty,
Atë vetull, atë sy!
Se në syrin tënd të zi,
N'atë sy te zi mazi
Shënj' e buzës sime duket
Si një prush në ré kur muget!
U dërgua nga:Erion