Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Familjen


Hana Lozonjare

Hana Osmani't

Lum ne në këtë shtëpi,
Që kemi një vajzë si ti,
Shumë e bukur porsi zana,
Prandaj të pagëzuam Hana.

Ti moj Hana bukuroshe,
Je bukuria e çdo moshe,
Do të të duam përgjithmon',
Se jetën tonë e shton.

Të falemi perëndi e bekuar,
Që na dhe një vajzë të zgjuar,
Shum’ e ditur, me plot dashuri,
Gëzim për ne në pafundësi.

Dita e shkollës kur të fillojë,
Abetaren do të ta dhuroj,
Në letër të bardhë të më shkruash,
Fjalëzën shqipe ta duash.

Të mbarosh shkollë të lartë,
Dhe të bëhesh çfarë të do zemra!
Prindërit te ty sytë i kanë,
Ti u zbukuron ditët dhe ëndrrat.

- Poezi nga Ali Osmani Ohri


- U dërgua nga ALIOSMANI1 -


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  102

Komente 0