Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Familjen


Trishtimi

Mbrëmjeve të errëta,
Kur shtrihem në shtrat,
Mendja ime e gjorë,
Udhët merr me vrap.

Shfletoj shum’ kujtime,
Dhe mbushem me mall,
Jeta e kaluar,
Më ngjan si përrall’.

Kujtoj ato vite,
Kur zoti na fali,
Fëmijë të dashur,
Dhe jetën na zgjati.

I rritëm si zogjtë,
Plot me dashuri,
Ditë e natë në këmbë,
Tretur si qiri.

Por koha ndryshoi,
Tani jan’ të rritur,
Dhe e quajn’ veten,
Prej nesh më të ditur,

Këshillat e urta,
S’i mbajn’parasysh,
Edhe fjala ëmbël,
U duket e trisht’.

Harrojnë babanë,
Për festa dhe gëzime,
Dërgojnë veç mesazhe,
Nuk duan takime.

Kur të bëheni prindër,
Do ndjeni dhimbjen time,
Ajo gërryen zemrën,
Me brenga dhe kujtime.

- Poezi nga Ali Osmani Ohri


- U dërgua nga ALIOSMANI1 -


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  139

Komente 0