>
LETERSISHQIP

Suzarë

Ti mor shkja ore suzar,
Pse më thua jam i ardh,
Fis pellazgësh e desaret,
Ndër të parët kam qën vet.

Pse ndyn gojën duke shar,
E më thua nga kam ardh,
Jamë bir i zotit t’vetë,
Orijanë, sa të ket jetë.

Flasin shekujt me gjëmime,
Për këtë vënd të larë me gjak,
Drita djellit na ka dhën jetë,
Na ka shëruar gjith ata plagë.

Orijanë, na kan thirur,
Për të jam shum krenar,
Do ta mbaj gjithmon n’zemër,
Se me gjak jam Shqipëtar.

Ju që s’dini historinë,
Pyet babgjyshin nga kan ardh,
Mos e ngre lart kokën kot,
Me Shqiptar nuk ja del dot.

Kastrioti ngriti shpat,
Lartë, kështjella lar me gjak,
Mate fjalën që po më the,
Do të tregoj se ti kush je.