Ali Osmani Ohri Poezi
Ali Osmani Ohri

Tema: Poezi Për Mërgimin


Lagja Voskë

Në lagjen tonë udhëkryq,
Katër anët po gjëmojnë,
Rrapi lashtë po vëzhgon,
Kush po vjen, e nga po shkojnë.

Njëra anë drejtuar liqenit,
Bëjnë plazh me shoqëri,
Fusha sportit, lojë fudbolli,
Djemtë ndeshen me krenari.

Ana kundërt në autostradë,
Marin udhën për mërgim,
Vite të tëra që kan kaluar,
Rrapi plakë i mban shënim.

Për në qendër t’nxjer e treta,
N’shkollën tonë po vrapojn,
Djem e vajza çantën supit,
Gjuhën shqipe ta mësojn.

Dhe e fundit vjen me radhë,
Përtej Ohrit po vazhdon,
Ka sateska, buzë daljanit,
Për në Strugë të drejton.

Ohri e Struga janë dy vëllezër,
Prej një nëne kanë lindur,
Kan dy emra krejt të ndryshme,
Me një gjak ata jan rritur.

I njoh mir thot rrapi vjetër,
Që të gjith para kalojnë,
Ndaç të Ohrit, ndaç të Strugës,
Para meje gjith parkojnë.

Pinë kafenë përçdo ditë,
Kuvendojnë me shoqëri,
Kujtojnë vitet e kaluara,
Ku na vajti gjithkjo njerëzi.

Shum prej lagjes tonë, Voskë,
Morën udhët në katër anë,
Na e lanë dhe kur su këthyen,
Voskë, jonë n’zemër i mban.

Rrapi lashtë derdhën lotin,
Mërgimtarë, ju pres me mall,
Një dolli për hir të kaluarës,
Nëse vdes ma bëni hallall.

- Poezi nga Ali Osmani Ohri


- U dërgua nga ALIOSMANI1 -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0