>
LETERSISHQIP

Babai

Asnjë festë lumturije,
Nuk do’t jetë si më parë,
Pa ty babë, shtylla shtëpisë,
Që nga jeta na je ndarë.

Asnjë notë muzikore,
Nuk duron ma shpirti im,
Zemra ime e coptuar,
Asgjë svë para babit tim.

Këngë të bukura me çifteli,
As argëtuese me gitarë,
Nuk tingëllojnë për kta dy sy,
Gjith liqeni s’më shuan mallë.

Vdekja jote na trishtoi,
Na mësoi si të vlersojmë,
Dashurinë që na dhuronje,
Përgjithmon do ta shijojmë.

Pusho i qetë baba jem,
U prift në paqe shpirti jot,
Edhe njiher dë të përqafoja,
S’dua tjetër nga kjo bot.

Derisa të kemi frymën,
Edhe zemër në një anë,
Kurr për jetë s’të harrojmë,
Përgjithmon do t’kemi pranë.

Çdo gjë që bëj në jetën time e bëj për ta bërë
babanë tim krenarë, të vazhdoj në gjurmët e tijë
që trashëgimia e tij të jetojë përgjithmonë.