>
LETERSISHQIP

Motrës Sime

Kam një motër xhevahire,
Shum e zonja në gatime,
Pastërtinë s’ja kalon dot,
Asnjë fjalë se thotë kot.

Mer makinën për shërbim,
Në timon ka shum durim,
Vozet rrugës me kujdes,
Dita saj fillon n’mëngjes.

Për ç’do ditë ka një plan,
Cin ta çon e kush ta mban
Kush do shkojë e kur do vij,
Në fund të ditës do qetsi.

Një ditë moti mori udhën,
Me makinë duke ngarë,
Shpejtësinë e tejkaloj,
Një polic atë ndaloi.

Ç’ka ndodhi xhaxhi polic,
Në rrug të drejt jamë nis,
Shenjat gjithmon respektoj,
Vetëm sot unë po shpejtoj.

Kam pak kohë ta shfrytzoj,
Nënēn time shkoj ta vizitoj,
Është në moshë, po të tregoj,
Të lutem pra, më lër të shkoj.

Këtë herë po ta fal,
Shife nënën sa e ke gjall,
Kohë të bukur të kalosh,
Veç kujtime të shfletosh.

Jeta është shumë e shenjtë,
Nënë e babë pranë me ndejtë,
Mbani afër dhe respektoni,
Se një ditë do ti kërkoni.