>
LETERSISHQIP

Rrjeti Social

Mendojuni mir,
Kur komentoni,
Mikun apo miken,
Të mos i zemroni,
Se, pas pak kohe,
T’ju bjerë pishmani,
E do filloj sherri,
Porsi uragani,
Paska komentue,
E tash hedh matanë,
Ta prish miqësinë,
Se dua më as pranë.

Po, përse moj mike,
E fshive aq shpejtë,
Apo… nuk mendove,
Se shkrojte pa mendë,
Ja bëre vetes qejfin,
E tu bë një nurë,
Porsa pe filxhan,
Mbrënda ishte thurë,
Pika këti Facebooku,
Që nuk po i bije,
I ka bërë njerzit,
Sikur me dy hije,
Njëra të tjek para,
Tjetra të ndjek pas,
Mendojuni mirë,
Para se t’ju thras.

Jemi bërë sot,
Si këmisha gjyshit,
Njëri të gris mëngën,
Tjetri t’jek me gishtin,
Fusin edhe thonjtë,
Ta çajnë nga pakë,
Derisa këmishës,
Të mos i mbesë jakë.

Po ju përshëndes,
Nga Ohri o miq,
Mos ju vëni vesh,
Fjala që të prish,
Janë fjalë boshe,
Që shkruajnë kot,
Se pas një kohe,
Do thon ç’bëra sot.
Me mendje të hapur,
E me mendim t’plot,
Shkruani komente,
Që të jetë për mot.